CSR

Corporate Social Responsibility e cila perkthehet në “Përgjegjësia Sociale e Korporatës” është një model biznesi me anë të të cilit kompanitë bëjnë një përpjekje të përbashkët për të vepruar në mënyra që përmirësojnë dhe jo degradojnë shoqërinë dhe mjedisin.

 

Arani i kushton rendesi përgjegjësisë që mbajmë brenda industrisë së mishit. Përkushtimi ynë shkon përtej ofrimit të produkteve cilësore; ka të bëjë me krijimin e një modeli biznesi të qëndrueshëm, etik dhe transparent që vendos mjedisin, punonjësit tanë, komunitetin , dhe, më e rëndësishmja, mirëqenien e kafshëve në krye. Nga standardet tona rigoroze në trajtimin human të kafshëve deri te përkushtimi ynë për të reduktuar mbetjet dhe për të mbështetur furnizuesit lokalë, ne jemi të palëkundur në misionin tonë. Ne angazhohemi në mënyrë aktive me të gjithë aktorët tanë, duke siguruar që ndërsa vazhdojmë të rritemi, te ofrojme një të ardhme të qëndrueshme në industrinë e mishit.

Përpos përgjegjësisë që mbajmë brenda industrisë së mishit Arani është nje kompani familjare e cila nuk ka rreshtur kurrë së kontribuari në shoqërine tonë si dhe ate të katërputroshave.

Arani beson se një trup i shëndetshëm funksionon mirë me një stomak të plot por akoma më mirë dhe me një zemer të plot.

sqAlbanian