Kompania Arani operon në treg prej vitit 2006

Në sektorin e përpunimit të mishit dhe prodhimit të sallameve duke u bazuar në ideologjinë se çelësi i çdo suksesi është kualiteti.

Përdorimi i mishrave të zgjedhur, implementimi i teknologjisë Gjermane si dhe kushtet e larta higjenike sollën si rrjedhojë çertifikimin e firmës ne vitin 2008 me ISO 22000.

Rrjeti tregtar eshte i shtrirë në të gjithë shqipërinë ku produktet shpërndahen me automjeteti frigoriferike të Firmës. Produktet e ndërthurura me traditën më të mirë Shqiptare përbëjnë një gamë prej më shumë se 40 artikuj, kryesisht: Byftek, Qofte, Mish i grirë, Sallame të ndryshme dhe Proshuta.